Delegacioni gjerman viziton shkollen Tregtare

Z. Reiner Bones, Anëtar i këshillit bashkiak (Partia Demokristiane), Kryetar i Bordit i Ndërmarrjes së Energjisë të Qytetit të Bocholt, Kryetar i Komisionit të “Binjakëzimeve dhe Marrëdhënieve Ndërkombëtare” të Qytetit të Bocholt, ka vizituar sot shkollën Tregtare, i shoqëruar nga një delegacion i ardhur nga Gjermania. Z. Bones është shoqëruara nga kryetari i Bashkisë së Vlorës Z. Dritan Leli dhe stafi i bashkisë. Ndërsa për miqtë është shtruar një drekë në shkollën Tregtare e përgatitur dhe e shërbyer nga nxënësit e kësaj shkolle, nga ana e saj Drejtoresha e shkollës Znj. Shpresa Saliaj u ka uruar atyre mirëseardhjen dhe i ka njohur me risitë e arsimit Profesional. Në këtë delegacin ishte i pranishëm edhe zoti Brahim Krasniqi sipërmarrës i disa kompanive si dhe iniciatorë kryesor për binjakëzimin ndërmjet qytetit të Bocholti me qytetin Vlora.