EKONOMI-BIZNES

Në shkollën "Tregtare", nxënësit mund të ndjekin një prej profileve:

commerce

Tregti

accounting

Sigurime

Rreth drejtimit

Drejtimi ‘Ekonomi-Biznes‘ i ndihmon nxënësit për të zhvilluar njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të punuar në nivele fillestare apo teknike të mesme në një gamë të gjerë pozicionesh që lidhen me ekonominë e biznesin, sektorë të ndryshëm të industrisë apo shërbimeve. Në lëndët profesionale, e sidomos gjatë praktikave profesionale  në biznese, nxënësit marrin njohuri, trajnohen sipas profilit dhe aftësohen rreth:

  • Vlerësimit të aseteve të ndërmarrjes
  • Përgatitjes së pasqyrave financiare
  •  Analizës së fitimit dhe humbjes dhe qarkulimit të parasë
  • Kontabilitetit të kostos
  • Proceseve të prodhimit, prokurimit,  marketingut, burimeve njerëzore
  • Procesit të themelimit të një ndërmarrjeje dhe regjistrimit të saj
  • Marrdhënieve me autoritetet tatimore
  • Arkës, depozitave, procesit të kredisë, kontabilitetit bankar, marketingut bankar, titujve, këmbimit valutor
  •  Blerjeve, shitjeve, konsumatorit dhe sjelljes së tij, marrdhënies me autoritetet, legjislacionit dhe sipërmarrjes.
  • Formave të turizmit, shërbimit dhe marketimit të destinacioneve dhe të motiveve të udhëtimeve turistike

Struktura e Kursit: 2+2 vite

Me përfundimin e arsimimit për “Ekonomi-Biznes”, niveli  i parë (klasës së 11-të), nxënësi pajiset me certifikatën e punonjësit gjysëm të kualifikuar, ndihmës/e”. Pas nivelit të pare, nxënësi ka të të drejtë të vazhdojë arsimimin në nivelin e tretë të kualifikimit profesional dyvjeçar (klasa e 13-të),në një nga profilet mësimore të këtij drejtimi, ku fiton Diplomën e  “Maturës Profesionale”  dhe titullin“Teknik/e, menaxher/e”.