GASTRO 4/ MEDALJE ARGJENDI PËR NXËNËSIN ALTIN SHAMETAJ

VLERËSIME MAKSIMALE PËR NXËNËSIT E TREGTARES/ MEDALJE ARGJENDI PËR NXËNËSIN
ALTIN SHAMETAJ

Edicioni i katërt ndërkombëtar i gastronomisë “Gastro Alb 4” në Tiranë, organizuar në Expocity, solli në shkollën tonë medaljen e argjendtë, kategoria “Junior individual” në kuzhinë.
Ka qenë nxënësi Altin Shametaj, ai i cili e ka rrëmbyer këtë trofe midis shumë konkurentëve, duke përgatitur një recete sa të shijshme edhe të dekoruar bukur e servirur me finesë 👏🥈
Rezultate të tjera nga ky konkurim në kategorine “Junior individual” në kuzhinë:
Andi Sejdiraj medalje bronxi, Marjo Elmazaj medalje bronxi
 Eljo Murataj medalje bronxi

🌟 Vlerësohen me diploma pjesëmarrjeje në konkurim nxënësit:
🔹 Mauricio Begaj
🔹Imbran Ademi
🔝Ditën e nesërme konkurimi vazhdon në kategorinë “Picajol dhe kuzhinë”. Nxënësit e tjerë të Tregtares të organizuar në grupe janë gati për të realizuar me dashuri e sukses sfidat e garës👍