Drejtimi i ndihmon nxënësit për të zhvilluar njohuritë dhe aftësitë e nevojshme për të punuar në nivele fillestare ndihmëse, si punonjës të kualifikuar apo si menaxherë në sektorin e Hoteleri-Turizmit. Në lëndët profesionale, e sidomos gjatë praktikave profesionale në biznese, nxënësit marrin njohuri dhe trajnohen mbi :
- Bazat e punës në profilet e ndryshme
- Bazat e shërbimit në restorante, bare , Hotele, agjensi turistike e udhëtime turistike
- Marketingun në veprimtarinë e Hoteleri-Turizmit
- Rregullat e higjienës, të etikës dhe estetikës në veprimtarinë e Hoteleri-Turizmit
- Rregullat e sigurisë në punë dhe të mbrojtjes së mjedisit
- Pregatitjen e planit të biznesit dhe menaxhmin e një biznesi në një nga profilete Hoteleri-Turizmit.