“Java e Praktikave Profesionale”

“Java e Praktikave Profesionale” organizohet në kuader të “Javës Evropiane të Aftësive Profesionale”. Kjo javë përfaqëson një seri aktivitetesh, që do të zhvillohen nga data 5 deri në 9 Nëntor në ambjentet e shkollës, pranë bizneseve partnere dhe institucioneve të lidhura me profilet që ne ofrojme. Qëllimi i këtyre aktiviteteve është promovimi i rëndësisë së praktikave profesionale për formimin e profesionisteve të kualifikuar të së ardhmes.