Java e Rinisë

Në kuadër të Javës së Rinisë shkolla Tregtare në bashkëpunim me D.R.K.K-Vlorë dhe Qendrën Rinore, zhvilluan në ambientet e kësaj të fundit takimin “Jepi vlerë kohës tënde”, me të rinj të shkollave “Tregtare”, “Qemal Ataturk” dhe “Avni Rustemi”. Ky takim, jo vetëm informues por edhe dialogues midis panelit dhe të rinjve, pati në fokus tregun e punës, arsimin profesional dhe trashëgiminë kulturore. Nxënësit e shkollës Tregtare prezantuan historitë e tyre si model suksesi në tregun e punës, pasi Arsimi Profesional garanton mundësi të sigurt punësimi. Pasi u njohën me mundësitë e shumta që të ofron arsimi profesional, nxënësit e klasave 9-vjeçare shprehën dëshirën për t’u bërë pjesë e shkollës Tregtare vitin e ardhshëm! Takimi u mbyll me një vizitë në Muzeun Kombëtar të Pavarësisë, ku nxënësit e profilit Guida Turistike, bënë një guidë simbolike nxënësve të klasave të 9-ta.