RREGULLORE E BRENDSHME E SHKOLLËS “TREGTARE”

Kjo rregullore ka për qëllim, zbatimin e Udhëzim “Mbi kujdesin dhe masat anti COVID-19 në strukturat arsimore parauniversitare për vitin shkollor 2020-2021”

Kjo rregullore ka për qëllim, zbatimin e normave disiplinore të përshtatshme dhe sigurimin e mbarëvajtjes së procesit mësimor dhe jo vetëm, brenda shkollës.

Kjo rregullore është e detyrueshme për nxënësit, mësuesit dhe prindërit, personelin ndihmës, si dhe për çdo person të tretë që do të vendosë marrëdhënie me institucionin arsimor.

  1. MASAT E SIGURISË DHE TË HIGJIENËS

Në lidhje me masat e sigurisë dhe të higjienës në shkollë gjatë vitit shkollor 2020-2021,

drejtuesit dhe mësuesit duhet t’i referohen udhëzimit të Ministrisë së Shëndetësisë dhe të

Mbrojtjes Sociale, nr. 543/11 prot., datë 21.08.2020 “Mbi kujdesin dhe masat anti COVID-19

në strukturat arsimore parauniversitare për vitin shkollor 2020-2021”. Ky udhëzim është dhënë

i plotë në vijim.

 Udhëzim “Mbi kujdesin dhe masat anti COVID-19 në strukturat arsimore

parauniversitare për vitin shkollor 2020-2021”

  1. Hyrja dhe dalja nga ambientet e shkollës

Orari për hyrjen e nxënësve në institucionet arsimore rregullohet sipas një grafiku, i cili

hartohet nga drejtoria e institucionit arsimor dhe monitorohet nga mësuesit e kujdestarë.

– Nxënësit paraqiten në shkollë duke respektuar me përpikmëri orarin e komunikuar nga

mësuesi kujdestar i tyre.

– Nxënësit hyjnë në shkollë, pasi janë vendosur në radhë një nga një, me largësi 2

metra.

– Nxënësi që ka simptoma të ngjashme apo temperaturë përpara ardhjes në shkollë, njofton

mësuesin kujdestar, i cili në bashkëpunim me mjekun e shkollës ose mjekun e familjes,

verifikon nëse nxënësi është i sëmurë apo jo.

– Justifikimi i mungesës bëhet vetëm nga mjeku i familjes.

– Personi përgjegjës i stafit të shkollës, i caktuar nga drejtori, duhet të kryejë vlerësimin për

çdo nxënës si më poshtë vijon:

Matje të temperaturës me termometër digjital.

  • Sprucim me alkool 60% ose dezinfektantë të tjerë në duar.
  • Duhet të kontrollohen gjithë nxënësit që të jenë të pajisur me maskë me një

përdorim ose me mbrojtëse të fytyrës prej tekstili (maskë), të cilat duhet të lahen

në 60 gradë dhe të hekurosen, si me shami prej letre për higjienën e hundëve.

  • Sipas mundësive mund të vendosen vasketa/tapet/sfungjer me solucion

dezinfektues me bazë të klorit aktiv, për dezinfektimin e pjesëve të poshtme të

këpucëve, përpara hyrjes në ambientet e brendshme të shkollës.

Nuk lejohet që nxënësit të dalin nga godina dhe të rikthehen përsëri në të, brenda ditës.

– Dera e shkollës do të qëndrojë e mbyllur, ndërsa dritaret e klasave ku zhvillohet procesi mësimor, të qëndrojnë të hapura për të krijuar ajrosjen e nevojshme brenda tyre.

– Lejohet vetëm një hyrje dhe një dalje në ndërtesën e shkollës.

– Dalja nga ambientet e institucionit arsimor të bëhet sipas rregullave, duke ruajtur

distancimin fizik (jo më pak se 1.5 metra) nën mbikëqyrjen e mësuesve kujdestarë dhe të

punonjësve të tjerë të shkollës. Drejtimi i vendosjes së fëmijëve është vetëm në një kah

apo në një drejtim, njëri pas tjetrit.

– Nxënësit që nuk zbatojnë këtë rregullore, të trajtohen me masë disiplinore nga komisioni i

etikës dhe i sjelljes.

  1. Qëndrimi dhe mësimi në klasa

Gjatë procesit mësimor, mësuesi të qëndrojë në klasë duke respektuar distancimin fizik

me nxënësit dhe me mësuesit e tjerë, në 2 metra.

– Brenda klasës, nxënësit qëndrojnë ulur nga një nxënës në bankë dhe bankat janë të

paktë 1.5 metra larg njëra- tjetrës. Në klasat ku kjo nuk është e mundur, nxënësit do të

ndahen në klasa të tjera.

– Nëse transporti i nxënësve kryhet me mjetet e transportit të dedikuara ose publik, duhet

të mbahet maska gjatë gjithë kohës së transportit (vajtje-ardhje) dhe këto mjete duhet t’i

nënshtrohen me rigorozitet udhëzuesit për transportin.

– Nxënësve të arsimit fillor u rekomandohet të mbajnë maskë gjatë orëve të mësimit.

– Nxënësit e arsimit fillor duhet të mbajnë maskë gjatë aktiviteteve jashtë orëve të mësimit

në ambientet e shkollës.

– Nxënësit e arsimit të mesëm të ulët (AMU) dhe arsimit të mesëm të lartë (AML) duhet të

mbajnë maskë në ambientet e brendshme dhe në të gjitha aktivitetet mësimore në

ambientet e shkollës.

– Mësuesit të sigurohen që në klasë të gjithë të jenë të pajisur me maskë dhe t’i mbajnë

rregullisht ato.

– Nxënësit ndalohen të dalin nga klasa gjatë orëve të mësimit, përveç rasteve kur duhet të

përdorin tualetet. Në këtë rast nxënësi duhet të shoqërohet.

– Kur është e mundur, të praktikohet mësimi në ambient të hapur (oborr shkolle), duke

respektuar largësinë dhe rregullat e mësipërme.

– Nuk lejohet ushqimi në klasë.

  1. Lëvizjet në mjediset e brendshme të shkollës

Lëvizja e nxënësve në klasa, laboratorë, palestra dhe nëpër korridore duhet të jetë e

përcaktuar në mënyrë që çdo zonë të ketë numrin më të vogël të individëve që lëvizin në të.

Kjo do të thotë që p.sh., nxënësit e klasës Ia do të hyjnë vetëm në klasën e përcaktuar për

nxënësit e kësaj klase, do të përdorin vetëm tualetin në korridorin ku ndodhet klasa e tyre,

pa u takuar asnjë moment me nxënës të klasave të tjera.

– Rregullat për lëvizjen e nxënësve të jenë të afishuara në ambientet e klasave dhe në

korridore.

– Nuk lejohen qëndrimet në korridore.

– Nxënësit ruajnë distancimin fizik, kur lëvizin në korridore.

– Komunikimi, në rast nevoje, i nxënësit me drejtuesit apo stafin mësimor do të kryhet nëpërmjet mësuesit përgjegjës të katit, duke respektuar distancimin fizik dhe rregullat e

tjera të përcaktuara më lart. Komunikimi mund të jetë edhe nëpërmjet telefonit apo

kompjuterit, kur nxënësi nuk ndodhet në klasë.

– Nuk do të përdoren sende personale të panevojshme për procesin mësimor.

– Nuk do të kontaktohen personat që mund të jenë të pranishëm në mjediset e institucionit

arsimor.

  1. Kujdesi për higjienën

Nxënësit të ndërgjegjësohen dhe të mbahen në komunikim të vazhdueshëm për

rëndësinë që ka distancimi fizik dhe higjiena personale në ambientet brenda dhe jashtë

shkollës, nëpërmjet mesazheve sensibilizuese të shpërndara nga ekipi mjekësor dhe

shërbimi psiko-social i shkollës.

– Nxënësve duhet t’u flitet në mënyrë të vazhdueshme për rregullat e higjienës, larjen e

duarve, mënyrën e kollitjes dhe të teshtitjes, si dhe mbajtjen e maskave.

– Çdo nxënës në shkollë të lajë duart pas çdo veprimi që mund të përbëjë rrezik për

përhapjen e virusit, si p.sh.: prekja e hundës, syve, gojës etj.

– Të minimizohet prekja e herëpashershme e maskës dhe të kihet kujdes që heqja të

kryhet nga pjesa e pasme e maskës dhe të lahen menjëherë duart apo të përdoren

dezinfektantë në fund të këtij procesi.

– Duhet të sigurohen nga struktura arsimore: uji i pijshëm, sapuni i lëngshëm, letra për

fshirjen e duarve dhe xheli me përmbajtje alkooli 60% në të gjitha ambientet e shkollës.

– Gjatë qëndrimit në ambientet e shkollës, çdo individ duhet të mbajë detyrimisht maskë

(sipas specifikimit të grup-moshave).

– Dritaret duhet të mbahen të hapura ose të paktën të ajrosen 5-6 herë gjatë kohës së

mësimit.

– Klasat duhet të kenë aq nxënës sa lejojnë distancimin jo më pak se 1.5 metra nga njëri

nxënës tek tjetri. Janë të ndaluara takimet dhe mbledhjet ballë për ballë në ambientet e

institucionit arsimor.

– Nëse nxënësi manifeston gjendje stresi dhe ankthi, ai i drejtohet shërbimit psiko- social të

shkollës nëpërmjet mësuesit kujdestar dhe “Këndit të psikologut” online pranë DRAP-it.

– Në një klasë apo laborator të mos qëndrojnë më shumë nxënës sesa mund të qëndrojnë në

atë mjedis, duke respektuar distancimin fizik.

– Aktivitetet sportive dhe artistike në ambientet e shkollës duhet të kryhen jo më shumë

se 10 persona dhe duke ruajtur distancimin fizik.

– Të jenë të afishuara në të gjitha ambientet e shkollës, postera mbi masat e parandalimit

të infeksionit COVID-19, me mesazhe të qarta dhe të thjeshta.

– Të vendosen postera të veçantë për mënyrën e larjes së duarve dhe të mbajtjes së

maskës.

– Në hyrje dhe në dalje të ambienteve të shkollës, rekomandohet të vendoset një

higjienizues për duart në trajtë solucioni me përmbajtje aktive të alkoolit 60%, i cili duhet

të jetë gjatë gjithë kohës i pranishëm.

– Të kryhet dezinfektimi i çdo klase, çdo ditë. Pas përfundimit të procesit mësimor të kryhet

pastrimi i sipërfaqeve dhe i orendive me lëndë dezinfektuese.

– Dezinfektimi i mjediseve të brendshme dhe të jashtme të shkollës duhet të kryhet pas procesit mësimor, 2 herë në javë.

– Do të pranohen në ambientet e shkollës vetëm nxënësit apo prindërit (në rastet e

nxënësve të ciklit fillor) që do të firmosin rregulloren mbi parandalimin e përhapjes së

COVID-19.

– Përpara se të rifillojnë mësimin në ambientet e shkollës, sipas rregulloreve të reja për

parandalimin e përhapjes së COVID-19, nxënësit duhet të plotësojnë formularin e

vetëdeklarimit për situatën e tyre shëndetësore dhe të familjarëve të tyre, e cila shërben

për të hetuar paraprakisht mundësinë e një vatre infeksioni COVID-19.

– Nxënësit që nuk zbatojnë rregulloren, trajtohen me masë sipas rregullores së shkollës.

5.1 Kujdesi për mësuesin

Mësuesi paraqitet në shkollë në orën e përcaktuar nga drejtoria, përpara ardhjes së

nxënësve.

– Mësuesit kujdestarë dhe mësuesit dezhurn paraqiten në shkollë në orën e përcaktuar nga

drejtoria e shkollës.

– Mësuesi mban gjatë kohës së qëndrimit në shkollë maskën dhe solucione dezinfektuese.

– Stafi mjekësor i shkollës (mjekja/infermierja e shkollës) ose personeli i shkollës, i caktuar

nga drejtuesi dhe i trajnuar për veprimet e mëposhtme, kryen për çdo nxënës procedurën si

më poshtë:

  • Mat temperaturën me termometër
  • Spërkat me solucion dezinfektues me përmbajtje 60% alkooli, duart e nxënësve

dhe të stafit.

  • Kontrollon nëse çdo nxënës është i pajisur me maskë.

– Gjatë orës së mësimit, mësuesi qëndron në klasë duke respektuar distancimin fizik me

nxënësit.

– Mësuesi i arsimit fillor largohet nga shkolla, kur klasat e tij mbaron procesin mësimor.

– Mësuesi i AMU-së dhe i AML-së largohet nga shkolla vetëm me miratim të drejtorit të

shkollës.

Kujdesi për personelin ndi

  1. Sanitaret

Personeli ndihmës paraqitet në shkollë në orën e përcaktuar nga drejtoria e shkollës.

– Sanitaret të mbajnë gjatë gjithë orarit të punës, maskën dhe solucione dezinfektuese.

– Korridoret pastrohen çdo dy orë.

– Tualetet pastrohen e dezinfektohen çdo 30 minuta.

– Rezervuarëve të ujit që mund të ketë shkolla, t’u hidhet klor sipas udhëzimeve përkatëse

çdo ditë.

– Dorezat e dyerve dhe të dritareve të çdo klase dhe mjedisi pune, si dhe parmakët e

shkallëve dhe vende të tjera, të pastrohen dhe të dezinfektohen sa më shpesh.

– Largimi nga institucioni arsimor të bëhet pas përfundimit të pastrimit dhe të dezinfektimit të çdo mjedisi të tij.

– Të kryhen të gjitha detyrat duke respektuar distancimin fizik me nxënësit dhe me mësuesit.

  1. Roja i institucionit/oficeri i sigurisë

Paraqitja në shkollë bëhet në orën e përcaktuar nga drejtoria e shkollës.

Roja/oficeri i sigurisë të mbajë gjatë gjithë orarit të punës maskën, dorezat dhe solucione

dezinfektuese.

Roja nuk duhet të lejojë prezencën e prindërve dhe të çdo individi tjetër, brenda në

institucion (me përjashtim të nxënësve dhe të personelit të deklaruar të institucionit arsimor).

Çdo kërkesë për komunikim me drejtuesin e institucionit të bëhet nëpërmjet numrit të

kontaktit të drejtorit ose të stafit drejtues.

Të kryhen të gjitha detyrat duke respektuar distancimin fizik me nxënësit, mësuesit dhe

sanitaret.

7.1 Kujdesi për prindin

Të nënshkruajë ose të konfirmojë në rrugë elektronike, tek mësuesi apo mësuesi

kujdestar, rregulloren për masat ndaj COVID-19.

Plotëson me përgjegjësi formularin e vetëdeklarimit ditor për gjendjen shëndetësore të

fëmijës në numrin e kontaktit të mësuesit kujdestar.

Në rast nevoje për komunikim me mësuesin apo drejtuesin, përdor komunikimin

elektronik dhe në rastet e planifikuara takimet ballë për ballë.

Në rastet e shoqërimit të fëmijës/ fëmijëve në institucionin arsimor, nuk futet brenda

mjedisit të shkollës për çfarëdo lloj arsyeje që mund të paraqesë.

 7.2 Kujdesi për drejtuesit

 

– Ngrenë grupe pune dhe hartojnë planet e veprimit për menaxhimin e situatës, garantimin

e standardeve dhe respektimin e rregullave të përcaktuara më këtë udhëzim.

– Monitorojnë pajisjen e nxënësve dhe të stafit me mjetet mbrojtëse, si: maskë, xhel

dezinfektues për përdorim personal (sipas mundësive).

– Mbajnë kontakte, përmes komunikimit elektronik, me njësinë e vetëqeverisjes vendore,

njësinë e mbrojtjes së fëmijëve, strukturat e shëndetit publik, Policinë e Shtetit dhe

organet e tjera ligjzbatuese për ecurinë e procesit mësimor.

– Për çdo nxënës që paraqet probleme shëndetësore, si p.sh rritje të temperaturës etj., apo ka

njoftim nga prindi se ka pasur kontakt me dikë të prekur me COVID- 19, si dhe nëse prindi

përkatës është i sëmurë apo ka pasur kontakte me COVID- 19, lajmërojnë menjëherë

Njësinë Vendore të Kujdesit Shëndetësor (NJVKSH) dhe strukturën përkatëse në këto

njësi.

– Për çdo mësues apo personel tjetër të shkollës, i cili paraqet probleme

shëndetësore, si p.sh., rritje të temperaturës etj., apo ka njoftim se ka pasur kontakt me

dikë të prekur me COVID-19, lajmërojnë menjëherë Njësinë Vendore të Kujdesit

Shëndetësor (NJVKSH) dhe strukturën përkatëse në këto njësi.

  1. ZBATIMI I ORARIT MËSIMOR

Nxënësi duhet të paraqitet në shkollë në orën 08-08:30

  1. Turrni i I, 08-08:30
  2. Trrni i II. 11:00 – 11:30

Nxënësi duhet të ruajin distancën  brenda territorit të jashtëm të shkollës, sipas klasës përkatëse, rreshtohet dhe udhëhiqet nga mësuesi kujdestar, për të hyrë në mjediset e brendshme të shkollës ku zhvillohet mësimi(sipas udhëzimit).

Asnjë klasë nuk do të hyjë në mësim, pa qenë e shoqëruar nga mësuesi kujdestar.
Nxënësi duhet të jetë në klasë, gati për fillimin e mësimit, në orën 8:30 dhe 11:30 .
Mësimi fillon në orën 8:30 dhe 11:30, me hyrjen e mësuesit në klasë.
Ora e mësimit zgjat 30 minuta

Pas çdo ore mësimi, nuk ka pushim.
Mësimi përfundon në orën 15:00.

9 ZBATIMI I ORARIT MËSIMOR TË SHKURTUAR

Shkurtimi i orarit të procesit mësimor vendoset nga Drejtoria e shkollës për arsye të veçanta, sipas përcaktimeve ligjore

  1. ZBATIMI I RREGULLIT E DISIPLINËS. MËSUESI DITOR
  2. Mësuesi ditor kontrollon lëvizjet e nxënësve brenda mjediseve të shkollës sipas keritereve të përcaktuara në udhëzim.
  3. Mësuesi ditor është përgjegjës për zbatimin me korrektësi të orarit mësimor (kohëzgjatjes së orës së mësimit dhe përfundimin e mësimit)
  4. Mesuesi ditor paraqitet në oren 7:50, përgatit dokumentacionin për fillimin e orës së mësimit, mban rregullin e hyrjes se nxenesve në mëngjes dhe në fund të procesit mësimor.
  5. Mesuesi ditor largohet nga shkolla në oren 15:30 . Largimi i tyre mund te behet ne te njejten kohe ose sipas një marrëveshje, por asnjëherë pa u kujdesur për dokumentacionin.
  6. Mesuesi ditor mban përgjegjësi për humbjen apo dëmtimin e dokumentacionit dhe çdo problem që krijohet në ambientet e brendshme te shkolles gjatë kohezgjatjes se procesit mesimor, si dhe bashkëveprojnë me njëri tjetrin dhe me drejtorinë për cdo konstatim apo parregullsi.
  7. Caktimi i numrit të mësuesit ditor dhe kohëzgjatja e këtij shërbimi, vendoset nga Drejtoria e shkollës, sipas një grafiku.
  8. Në rast të moszbatimit me korrektësi të këtij shërbimi nga mësuesi ditor drejtoria e shkollës merr masa të menjëhershme për zëvendësimin me mësues të tjerë.
  9. Moszbatimi i këtij shërbimi nga ana e mësuesit ditor e ngarkon këtë të fundit me përgjegjësi disiplinore.
  10. Mësuesi ditor mban përgjegjësi për administrimin e regjistrave të klasave deri në përfundim të procesit mësimor dhe i dorëzon ato në sekretari. Në mungesë të sekretarit i dorëzon ato në drejtori. Drejtoria e shkollës merr masa disiplinore ndaj tij, në rast të humbjes apo dëmtimit të regjistrave. Në rast mungese të mësuesit ditor drejtoria e shkollës merr masa për zëvendësimin e tij.
  11. SIGURIA E NXËNËSIT NË SHKOLLË
  12. Me qëllim ruajtjen e sigurisë fizike dhe shëndetit të të nxënësit, si dhe mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe zbatimit të kësaj rregulloreje, dera kryesore e shkollës mbyllet në orën 80:30 nga personeli ndihmës (roja).Në funksion të sigurisë në shkollë, është në gjëndje pune dhe funksionon , Sistemi i Kamerave.
    2. Nëse pas këtij orari, do të ketë nxënës jashtë derës së shkollës, mësuesi kujdestar verifikon shkaqet e vonesës dhe vë në dijeni drejtorin e shkollës.
    3. Drejtori i shkollës vendos për futjen ose jo të nxënësit në mësim, jashtë orarit që përcakton kjo rregullore.
    4. Ndalohet dalja e nxënësit nga mjediset e shkollës, si gjatë orës së mësimit
  13. Shkolla nuk mban asnjë përgjegjësi për daljet pa lejë të nxënësit.
    6. Personeli ndihmës (roja) që ka për detyrë sigurimin e ambienteve të shkollës gjatë procesit mësimor, mban përgjegjësi disiplinore nëse lejon daljen apo hyrjen e nxënësit në kundërshtim me këtë rregullore.
    7. Nxënësi, personeli mësimor dhe ndihmës, janë të detyruar të mirëmbajnë mjediset e shkollës, bazën materiale, mjetet shkollore etj.
    8. Për çdo dëmtim të tyre nga ana e nxënësit, vihet në dijeni prindi, nëpërmjet mësuesit kujdestar. Prindi detyrohet të zhdëmtojë dëmin e shkaktuar me vlerën e plotë dhe reale të sendit në treg. Nëse prindi refuzon përmbushjen e këtij detyrimi, nxënësit i jepet masë disiplinore nga Komisioni i disiplinës.
    9. Ndalohet hyrja e personave të tretë pa miratimin e Drejtorit të shkollës.
    10. Ndalohet dalja e nxënësit nga mjediset e shkollës, gjatë procesit mësimor, për nevoja të personelit mësimor apo ndihmës.
  14. MIRËMBAJTJA E SHKOLLËS
  15. Nxënësi, personeli mësimor dhe ndihmës, janë të detyruar të kujdesen dhe të mirëmbajnë mjediset brenda shkollës dhe terrenin jashtë saj.
    2. Ata detyrohen të disiplinojnë hedhjen e mbeturinave brenda klasave e jashtë tyre.
    3. Sanitaret në përfundim të secilit proces mësimor ditor, janë të detyruar të pastrojnë dhe të dezinfektojnë shkollën (sipas udhëzimit). Ky proces kontrollohet nga përsoni përgjegjës i përcaktuar nga drejtori.

    13. ETIKA NË PROCESIN MËSIMOR DHE JASHTË TIJ

Etika në procesin mësimor dhe jashtë tij përfshin rregullat që kanë të bëjnë me uniformën e nxënësit dhe personelit mësimor e ndihmës, rregullat e komunikimit midis tyre dhe prindit, dhe rregullat e sjelljes së nxënësit dhe mësuesit brenda e jashtë procesit mësimor.
Ndalohet mbajtja e përdorimi i celularit në mjediset e brendshme të shkollës si nga personeli mësimdhënës ashtu dhe nga nxënësit.

  1. UNIFORMA E NXËNËSVE DHE PERSONELIT MËSIMOR E NDIHMËS
  2. Nxënësi është i detyruar të paraqitet në shkollë me veshje të përshtatshme për zhvillimin e mësimit, uniformë shkollore të thjeshte, te miratuar. Pagesa e uniformës mbulohet nga prindërit.
    2. Nxënësi duhet të kujdeset për higjienën vetjake.
    3. Nxënësi të paraqitet me veshje të përshtatshme në raste ekskursionesh, festash dhe aktivitetesh të ndryshme sportive apo kulturore.
    4. Nxënësi ndalohet të paraqitet në shkollë me aksesorë të ndryshëm, të papërshtatshëm për zhvillimin e procesit mësimor.
    5. Në rast se nxënësi shkel etikën e veshjes, i “tërhiqet vëmendje” dhe në rast të përsëritjes për mosmbajtje të uniformës shkollore apo përdorimit të veshjeve të papërshtatshme, mësuesi kujdestar i jep masën “Vërejtje” e më pas “Paralajmërim për ulje të notës në sjellje”
    6. Këto masa disiplinore shënohen në karakteristikën e përgjithshme të nxënësit në përfundim të çdo viti shkollor.
    7. Personeli mësimor është i detyruar të mbajë uniformën e miratuar gjatë gjithë procesit mësimor, në mjediset e shkollës, në përputhje me Kodin e Etikës së Mësuesit.
  3. ETIKA NË KOMUNIKIM
  4. Nxënësit, personeli mësimor dhe ndihmës, janë të detyruar të komunikojnë në mënyrë të kulturuar, me bashkënxënësit, mësuesit dhe personelin ndihmës.
    2. Nxënësi ndalohet të cenojë orën e mësimit, duke e prishur atë apo duke mos lejuar bashkënxënësit të vazhdojnë mësimin.
    3. Nxënësi ndalohet të largohet apo të braktisë mësimin, të hyjë me vonesë në mësim, të mungojë pa shkaqe të justifikuara nga mjeku dhe prindi.
    4. Nxënësi ndalohet t’i bëjë presion, apo të korruptojë personelin mësimor apo të japë dhurata në mjediset e shkollës.
    5. Nxënësi, personeli mësimor apo ndihmës nuk duhet të përdorë fjalë fyese, dhunë fizike, psikologjike apo veprime të tjera që bien ndesh me rregullat e sjelljes në shoqëri.

15 REGULLA TË TJERA
1. Kur nxënësi mungon në shkollë më shumë se një ditë për arsye shendetesore, mësuesi kujdestar kontakton me prindin, nxënësi sjell raportin mjekësor deri në afatin dy ditë  pas paraqitjes së nxënesit në shkollë (Sipas udhëzimit). Asnjë justifikim tjetër nuk do të merret parasysh dhe nëse nuk respekton këtë rregull, mungesat do të shënohen pa arsye.
2. Çdo mungesë ditore (e pajustifikuar), do të shenohet nga mësuesi kujdestar pa arsye. Nuk do të tolerohet asnje mungese pa arsye, nga nxënësit me vijueshmeri jo te mire, apo nëse ditën e munguar ka nje detyrim shkollor(testim, projekt etj)
3. Të gjitha masat disiplinore të përshkallëzuara do të jenë sipas DN dhe Udhëzimit të nisjes së Procesit mësimor, pjesë e vlerësimit në karakteristikën e nxënësit dhe në regjistrin përfundimtar(amza)

16 RREGULLAT E SJELLJES

  1. Nxënësi dhe personeli mësimor apo ndihmës, si dhe çdo person që lejohet të hyjë në shkollë duhet të këtë maskë dhe pa matur temperaturën, ndalohet të mbajë dhe te përdorë:
    a) Lëndë narkotike
    b) Duhan
    c) Alkool
    d) Pije energjike
    e) Armë të ftohta apo armë zjarri
    f) Celularë apo lojëra elektronike.
    2. Në rast të shkeljes së nenit 11, merren këto masa:
    a- Në rastin e mbajtjes apo të përdorimit të lëndëve narkotike, armëve të ftohta apo të zjarrit, Drejtoria e shkollës njofton policinë, prindërit e nxënësit, ndërkohë që nxënësi shoqërohet nga psikologu apo mësuesi kujdestar.
    b- Në rastin e mbajtjes apo të përdorimit të duhanit, alkoolit, Drejtoria e shkollës njofton prindërit e nxënësit dhe Këshilli i disiplinës merr masa disiplinore.
    c- Në rastin e mbajtjes apo përdorimit të pijeve energjike, celularëve, lojërave elektronike etj. drejtoria e shkollës sekuestron sendet e sipërcituara, vë në dijeni prindin e nxënësit. Nëse kjo shkelje konsumohet për herë të parë këto sende u kthehen prindërve,

në takimin më të parë me ta.
d- Nëse shkelja përsëritet, sendet sekuestrohen nga drejtoria e shkollës dhe u kthehen prindërve të nxënësve në fund të vitit shkollor si dhe merren masa disiplinore të cilat shënohen ne regjistër dhe në karakteristikën e përgjithshme të nxënësit.

  1. TAKIMET ME PRINDËRIT
  2. Takimin me prindërit, shkolla e zhvillon një herë në 3 muaj, të enjten e parë të çdo tremujori pasardhës.Takimi zhvillohet midis prindërve dhe mësuesit kujdestar, online.
    2. Mësuesi kujdestar në takimin e parë ju merr prindërve gjeneralitetet e plota si dhe vendos kontaktet me ta, nëpërmjet telefonit, e-mail etj., si dhe adresës së plotë dhe të saktë të banimit. Këto të dhëna pasqyrohen në një formular të veçantë të përpiluar nga mësuesi kujdestar dhe që nënshkruhet nga çdo prind.
    3. Prindi është i detyruar të njoftojë shkollën për çdo ndryshim të adresës së banimit apo të kontakteve të tij të deklaruara.( nr.tel. apo e-mail).
    4. Në takimet me prindër , mësuesi kujdestar u vë në dispozicion prindërve vlerësimet mujore për çdo lëndë dhe vijueshmërinë, si dhe përshkrimin dhe karakteristikat e nxënësve, të përpiluara nga mësuesit, që japin mësim në atë klasë, së bashku me formularin “vërejtje e sugjerime të prindërve”.
    5. Pas përfundimit të kësaj procedure, mësuesi kujdestar bisedon me secilin nga prindërit në veçanti, duke ruajtur e respektuar konfidencialitetin e bisedës me secilin prind.
    6. Për prindërit e papranishëm në mbledhjet e prindërve, vlerësimet do t’u komunikohen nëpërmjet shërbimit postar, apo me mjete të tjera komunikimi.
    7. Prindërit në këto takime kanë të drejtën e paraqitjes të vërejtjeve, sugjerimeve etj. me shkrim, duke ja paraqitur këto mësuesit kujdestar.
    8. Mësuesi kujdestar, në fund të çdo takimi, administron formularin me vërejtje apo sugjerime të prindërve dhe i raporton ato, para drejtorisë së shkollës.
  3. ORGANIZIMI I VEPRIMTARIVE JASHTËSHKOLLORE DHE FESTAT.
  • Si rregull, festat dhe veprimtaritë jashtëshkollore nuk duhet të cenojnë procesin mësimor, me përjashtim të rasteve të veçanta, me lejë të posaçme nga DAR dhe do te planifikohen ne fillim te cdo viti mesimor.
    • Për organizimin e festave dhe veprimtarive jashtëshkollore, krijohet komisioni i festave dhe veprimtarive jashtëshkollore.
    Ky komision përbëhet nga gjashtë anëtarë: një përfaqësues i drejtorisë së shkollës, një përfaqësues nga këshilli i prindërve, dy nxënës nga qeveria e nxënësve, koordinatori i qeverisë së nxënësve dhe një mësues i ekipit lëndor, sipas tematikës së festës apo aktivitetit.
    • Komisioni planifikon dhe organizon, me miratimin e prindërve dhe këshillit të mësuesve.

Shënim: Këto veprimtari zhvillohen pacënuar detyrimet e Udhëzimit të nisjes së procesit mësimor 2020-2021

  1. MIRATIMI DHE HYRJA NË FUQI E RREGULLORES

Kjo rregullore miratohet, pasi u njoftohet me pare, bordeve dhe këshillit të prindërve, personelit mësimor, nga Drejtoria e Shkollës.
Çdo sugjerim, për ndryshimin e saj nga te sipërpërmendurit, paraqitet me shkrim dhe e argumentuar, merret parasysh dhe bëhet pjese e kësaj rregulloreje.

Kjo rregullore ka hyre ne fuqi

Drejtor

Shpresa Saliaj