Nisma e Tregtares/ “Une e dua me shume nenen time”

Sot, në ditën ndërkombëtare të gruas, për herë të parë, në kuadër të 8 marsit 330 nxënës të shkollës Profesionale Tregtare, Vlorë, kanë shpërndarë në instastory selfie me nënat e tyre me shprehjen “unë e dua më shumë nënën time”, është kjo një nisëm që është shpërndarë edhe në profile të tjera duke sensibilizuar “Jo dhunës”, “Jo disriminimit” dhe “Pro të drejtave të barabarta”!
Një miniprotestë online në rrjetet sociale që të paktën në një ditë të vetme femrat të ndihen të respektuara e të barabarta si edhe të forta në çka ato përcjellin.