Historiku i Shkollës
Shkolla Tregtare është një prej shkollave më të njohura në qytetin e Vlorës, me një traditë të hershme në edukimin e brezave të rinj. Që prej themelimit në 8 Nëntor të vitit 1924, ajo u bë një qendër kulturore dhe arsimore me rëndësi, e profilizuar për ekonominë.
Që herët, ajo ka qenë e pajisur me terrene sportive, fusha futbolli, sallë pink-pongu dhe baza të tjera materiale me ndihmesën e madhe dhe të vetë nxënësve të saj.
“Sot, kjo shkollë, me dy profilet:
Hoteleri-Turizëm dhe Ekonomi-Biznes, me klasat moderne të mësimit të kombinuar, Njësinë e Zhvillimit, të pajisura me smart Tv, ambiente për video konferencë dhe mundësi për praktika reale të nxënësve nëpër bizneset më të mira të zonës, vazhdon të shtrihet krenare në kodrën me pamje mahnitëse të bregdetit të Vlorës.”